SHTËPIAKU është ndërmarrja e parë private e cila ofron shërbime profesionale për mirëmbajtjen dhe pastrimin e objekteve banesore dhe shtëpive private në rajonin e Prishtinës.
Me ekip të besueshëm profesional, intervenime efikase, garancion të shërbimeve, dhe sigurim konstant të kompanisë dhe punëtorëve, SHTËPIAKU i është përkushtuar plotësisht përmbushjes së nevojave të klientëve.
Pajisjet më të sofistikuara bashkëkohore të markave më të njohura, 15 automjetet të cilat shërbejnë edhe si punëtori mobile, disponueshmëria 24 orëshe e ekipit kujdestar, dhe vlerësimi i vazhdueshëm i punës nga klientët të cilit i kushtohet rëndësi tejet e madhe, përmirësojnë shërbimet e SHTËPIAKU-t deri në përsosmëri dhe bëjnë që klientët të jenë gjithmonë të kënaqur me shërbimin e ofruar. |