shqip | english
 
 
 

> Tepihu është shëndet
Tepihu ne shtëpi për te gjitha moshat krijon ambient te sigurt . Posaçërisht për fëmijë qe sapo kane filluar te ecin. Tepihu është mbuluesi me i bute dhe me i nxehte i dyshemesë dhe i ruan fëmijët nga te ftohtit si dhe amortizon rrëzimet e pakontrolluara.
Ne vitet e fundit tepihët dhe tepisonat janë bere pjese përbërëse  e çdo shtëpie. Me miliona penj qe përmban ne vete tepihu krijon nxehtësi e ne anën tjetër ne vapa te mëdha nuk nxehet dhe flladit. Ne ditët e sotme kur kursimi i energjisë është aktual tepihu ndihmon ne kursim te energjisë.

> Moslarja e tepihut sipas rregullave
Ne shtëpi ose ne zyre tepihu vazhdimisht grumbullon pluhur. Me pastrim sipërfaqësor nuk mënjanohen bakteret dhe mikroorganizmat tjerë, përkundrazi atyre iu mundësohet ambienti për shtim te shpejtuar. Tepihu derisa mos te lahet ne thellësi dhe te dezinfektohet me makina profesionale hap rrugën për shtimin e mikrobeve dhe alergjive te ndryshme.
Me larjen te kohëpaskohshme dhe te rregullt tepihut i zgjatet jeta.

> Marrja e shërbimit te merituar
SHTEPIAKU ne vazhdën e ofrimit te shërbimeve te shumta profesionale për mirëmbajtjen dhe pastrimin e ambientit tuaj si dhe për ti mundësuar qytetareve qasjen ne këto shërbime, hapi një fabrike për larjen e tepihëve (dyshemeve nga tekstili) me makina automatike te teknologjisë se fundit.

Qëllimi jone është qe ti ofrojmë qytetarëve tonë shërbime më kualitative ku pastrimi bëhet me makineri moderne në krahasim me autolarjet.
   

> Larja e tepihëve tani është afër sa telefoni ne dorën tuaj
Ne momentin qe thirrni ne 044 50 80 50 SHTEPIAKU fillon me zgjedhjen e problemit tuaj. Pasi qe i marrim shënimet tuaja dhe i arkivojmë ne databazen tone ekipet tona mobile vijnë dhe i marrin tepihët tuaj.

Ne momentin qe ekipi i SHTEPIAKU merr ne dorëzim tepihët tuaj ato janë te siguruara. Kur tepihu juaj mbërrin ne fabrikën tone ai matet, kontrollohet dhe varësisht nga kualiteti dhe papastërtia i caktohet lloji dhe sasia e detergjentit qe duhet përdorur.

Detergjentet qe përdoren janë tërësisht ekologjik dhe ne përputhje me standardet e BE .


> Procesi i larjes se tepihëve

Procesi i larjes se tepihëve ne fabrikën tone behet ne 6 hapa, siç vijon:

1. Thithja e pluhurit
Gjatë kësaj faze përmes makinës thithëse industriale bëhet largimi i mbeturinave të dukshme nga tepihu.Pra, tepihu në këtë fazë bëhet gati për paralarje.

2. Paralarja
Gjate kësaj faze te larjes tepihu laget me ujë dhe detergjent si dhe kontrollohet për ndonjë njolle, dhe behet gati për larje te thelle.

3. Larja
Gjate procesit te larjes se tepihut, makina e cila është e dedikuar për këtë proces kryen këto funksione: përmes 6 brushave te rrumbullakëta me rrotullim te shpejte bën fërkimin e tepihëve. Pas fërkimit bën spërkatjen e tepihut me shampon dhe ujë me presion te larte.

4. Shpëlarja
Pas procesit te spërkatjes me ujë dhe shampon dhe fërkimit me brusha, makina bën shpëlarjen e tepihëve, pra bën largimin e shamponit dhe detergjenteve tjera ekologjike qe përdoren për larje te tepihëve. Ne fund te kësaj faze te larjes tepihu është i lare dhe i shpërlarë, por ende i laget.  

5. Shtrydhja
Makina për shtrydhjen e tepihëve përdor forcën centrifugale për largimin e ujit nga tepihu. Kjo procedure për shtrydhje te tepihut është mjaft e shpejte dhe e sigurte, meqenëse gjate këtij procesi tepihu nuk lakohet (thyhet) ose tejzgjatet. Ne te njëjtën kohe ky proces shkurton procesin e terjes se tepihut si dhe parandalon përzierjen e ngjyrave te tepihëve te ndjeshëm, gjë qe nuk mund te behet nëse tepihu juaj lahet ne autolarje.

6. Paketimi
Pas kryerjes se gjitha fazave te përmendura me larte procesi i larjes përfundon me paketimin e tepihut tuaj. Kjo gjë mundësohet përmes makinës profesionale për paketimin e tepihut tuaj pasi te jete lare, ku tepihu përmes kësaj makine krihet dhe futet ne qese najloni dhe dërgohet ne adresën tuaj.

Te gjitha këto brenda vetëm 24 orëve!!!!!!! 

Transporti falas | Larja ne 4 stinet

 

  • Ne kemi eksperiencën - Ne njohim tepihët
  • Ne kemi paisjet - me fuqnë për të larguar ndytësine dhe ujin
  • Ne e dijme cilët agjent pastrimi arrijnë rezultatet më të mira - përdorimi i të gabueshmit mund ti keqësoj gjërat
  • Ne pastrojm hap pas hapi - së pari bëjmë paralarjen, pastaj larjen dhe shpërlarjen
  • Ne jemi të trajnuar - Ne përdorim tekniken e pastrimit që ju përshtatet juve
  • Ne jemi më të shpejt se ju - ne pastrojm tepihët brenda 24 orëve, jemi me esperiencë dhe kemi paisje moderne
  • Eshtë puna jonë - a vërtet dëshironi të kaloni vikendin për pastrimin e tepihëve tuaj?